I vranë babin para syve kur ishte 4 vjeç/ Florian Përvathi nuk pendohet për vrasjen, zbardhet dëshmia

17-vjeçari që vrau Lek Lekgjonal për gjakmarrje në Lezhë ka treguar se armën e ka siguruar prej së paku një viti dhe se nuk është penduar për krimin e bërë.

Vrasja ndodhi mesditën e së hënës në fshatin Manati të Lezhës, ku adoleshenti Florian Përvathi me anë të një pistolete me mulli, shkoi pranë banesës së fqinjit të tij Lek Lekgjonaj dhe e qëlloi disa herë duke e lënë të vdekur në vend.
Pas këtij krimi 17-vjeçari ka shkuar në polici dhe ka treguar për krimin që kishte bërë. Menjëherë pas kësaj ai është ndaluar ndërsa policia gjeti të vdekur afër banesës 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj, vëllai i Ndue Lekgjonaj, që i vrau babanë në 2009, kush ishte vetëm 4-vjeç.
Adoleshenti prej 13 vitesh ishte jetim.
Për të dhe për dy vëllezërit më të mëdhenj u kujdesën xhaxhai dhe tezja. Jetuan për shumë kohë në shtëpitë e tyre. Së fundmi, Floriani dhe njëri prej vëllezërve ishin kthyer në këtë banesë, aty ku linden, ndërsa vëllai tjetër jeton jashtë.
Florjani ishte 4 vjeç kur i ati ju vra para syve të tij. Nga dhimbja, nëna u helmua një ditë më pas.
Mbetet e paqartë se si siguroi armën e krimit, një pistoletë me mulli. Nga frika e gjakmarrjes, vëllai dhe njerëzit e fisit të tij qëndrojnë të ngujuar.