Hulumtimi në SHBA dhe Evropë/ Ja fraza që duhet të thoni për të siguruar një vend pune

Të gjithë janë të emocionuar gjatë intervistës së punës, por a e dini që përveç eksperiencës dhe sigurisë së shfaqni “shefat” ju vlersojnë vetëm për një fjali që mund të shqiptoni?

Përmes hulumtimeve të bëra në Amerikë dhe Evropë, u zbulua se ekziston një frazë që mund të krijojë një impakt pozitiv te personi që po ju interviston. “Unë e dua punën time”.

Sipas ekspertëve, këto fjalë vlerësohen qartë më shumë sesa një rezyme mbresëlënëse që nuk do të llogaritet dhe aq shumë nëse energjia që nxirrni jashtë, besimi dhe dashuria për punën tuaj nuk i transmetohen punëdhënësit tuaj të ardhshëm.
Përshtypja e parë është më e rëndësishmja sipas shumicës, kështu që duhet të përdorni mirë kohën që ju është dhënë për t’u paraqitur, pasi është e kufizuar.