Paloma rrëfehet në BBV: Ja si më kërcënoi Rama dhe pastaj…

Paloma përveçse një gazetare është dhe një ndër konkurrentet e “Big Brother Vip”. Si të gjithë konkurrentët e tjerë edhe Paloma ka treguar episode nga jeta e saj. Ajo është kthyer pas në kohë dhe ka treguar një eksperiencë në karrierën e saj me kryeministrin Edi Rama. Paloma ka rrëfyer se ka qenë në vit të dytë në gjimnaz dhe teksa kishte provuar të merrte një përgjigje nga Edi Rama ai i kishte bërë një koment të pakëndshëm.

“Rama m’tha ik se të preva kokën, nuk është transmetuar asnjëherë.”-tha Paloma.

Gjithashtu gazetarja ka rrëfyer që pas kësaj ngjarje, Edi Rama i kishte dërguar një mesazh në shenjë pendimi dhe faljeje, ku ndër të tjera gazetarja tha se i kishte shkruar: “Më vjen keq për atë që ndodhi, ngarkesa elektorale. Përqafime Edi Rama.”