Gruaja 4 muajshe shtatzanë humb jetën pas infektimit me Covid

Në grua 4 muajshe shtatzanë ka ndërruar jetë në spitalin e Infektivit në Tiranë.
Mësohet se gruaja 33-vjeçare ishte infektuar me Covid dhe 90% e kulmonit të saj ishte dëmtuar, duke bërë që të jetë në gjendje të rrezikshme për jetën.

Si pasojë e vdekjes së saj, edhe fëmija nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa bëhet me dije se e ndjera kishte qëndruar në reanimacion prej 2 ditësh dhe fatkeqësiht nuk ka mundur të fitojë betejën duke ndërruar jetë ditën e djeshme.
Ka pasur edhe raste të tjera që pacientet vijnë në spital vetëm në javën e dytë të infektimit kur gjendja mund të jetë kritike për ta dhe si pasojë edhe humbin jetën.

Ky nuk është rasti i parë i një gruaje shtatzënë që ndërron jetë. Kujtojmë se disa ditë më parë, një 24-vjeçare e cila ishte shtatzënë, pasi lindi foshnjën u dërgua për kurim në Turqi pasi ishte e prekur nga virusi dhe gjendja e saj ishte shumë e rëndë.