Një 35-vjeçar dhe një 18-vjeçar janë vendosur në pranga nga policia e Elbasaint për vepra të ndryshme penale.
35-vjeçari me iniciale G.T., nga fshati Vinë i Gramshit mësohet të ketë plagosur me sëpatë shtetasin T.B., për motive të dobëta. Ndërsa stetasi 18-vjeçar është vendosur në pranga pasi shpërndante lëndë narkotike.
Njoftimi i policisë
“Plagosi me mjet prerës një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes.
Më datë 01.10.2021, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Vinë, Gramsh, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. T., 35 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (sopat), shtetasin T.B., 27 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në përfundim të veprimeve, shtetasi G.T., 35 vjeç, banues në fshatin Kishtë, Gramsh, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe një 18-vjeçar, i cili shpërndante lëndë narkotike.
“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla në qytetin e Elbasanit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:
M.C., 18 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike të llojit kokainë”, bën me dije policia.