Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar vendim e Ministrisë së Drejtësisë për izolimin e Emiljano Shullazit në “41 Bis” të paligjme.
Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar vendim të paligjshëm, atë të ministrisë së drejtësisë për të izoluar në regjimin 41 Bis Emiljano Shullazin.
Kushtetuesja ka pranuar në këtë mënyrë kërkesën e avokatëve të Shullazit, të cilët e konsideronin të paligjshëm izolimin e Shullazit në regjimin 41 bis, fillimisht me pretendimin se në momentin e dhënies së vendimit, ndaj klientit të tyre nuk kishte një vendim të formës së prerë.
Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese, thuhet se Shullazit iu mohua e drejta për të pasur një proces të drejtë gjyqësor.
Kushtetuesja ka gjetur parregullsi ligjore, qoftë në procesin gjyqësor në shkallën e parë, qoftë në atë të Apelit të posaçëm.
