Gjendet i vdekur një person në lumin Shkumbin

Një person është gjendur i vdekur në ujërat e lumit shkumbin.
Ky lajm është bërë i ditur nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovë, ku u bë e ditur se trupi i përket shtetasit I.L., 62-vjeçar.
Ai ishte raportuar i zhdukur nga banesa që më 31 dhjetor të vitit kaluar.
Ekipi i mjekësor në koordinim me prokurorin publik ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit në fjalë.