Fyelltari nga Gramshi që ruan ende traditën/ “Kemi talente por mungon stimulimi”

Neim Sharku është fyelltari nga Gramshi, i cili ka mësuar që i vogël t’i bjerë kësaj vegle muzikore.

Për median “Top Channel” ai ka treguar se ka qenë gjyshi i tij që i ka mësuar t’i bjerë fyellit dhe ta gdhendë atë.

“Që i vogël kam pasur dëshirë ta mësoja fyellin. Kisha dëshirë ta dëgjoja, veçanërisht prej barinjve”,-ka thënë ai duke shtuar se grupi i fyejve në Gramsh kanë fituar dhe mjaft çmime, madje dhe janë dekoruar.

“Ka talente. Të vegjëlit kur dëgjojnë kanë qejf dhe vijnë, afrohen ta besojnë, por duhet të ketë një farë stimulimi, duhet angazhuar, duhet punuar”,- ka thënë ai duke treguar kështu se talentet nuk janë aspak të stimuluar.

Grupi i fyelltarëve po përpiqet ta përfshijë të vegël muzikore në UNESCO.

Zona e Gramshit njihet për grupin e fylltarëve të cilët me fanatizëm ruajnë identitetin e tyre.