Fshehje të të ardhurave dhe ndërtim pa leje/ Policia arreston dy persona në Elbasan

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalet e Elbasanit janë arrestuar dy shtetas për “fshehje të të ardhurave. Sipas policisë, shtetasit E.B., 41 vjeç dhe F.B., 28 vjeç, ushtronin aktivitetin privat pa lëshuar kupon tatimor.

Njoftimi i policisë

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

– A. Z., 50 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në banesën e tij, u kostatua duke kryer punime ndërtimi pa leje.

– E. B., 41 vjeç, dhe F. B., 28 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalet e këtyre shtetasve, u konstatuan se ushtronin aktivitet privat,  duke fshehur të ardhurat, pa kupon tatimor.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.