“Foltrorja” mbërrin në Librazhd/ Berisha: “Basha është peng i turpshëm”

Ish-Kryeministri Sali Berisha mka mbajtur pasditen e sotme Foltoren e radhës në Librazhd, aty ku ka qenë i pranishëm edhe ish-Presidenti i vendit, Bujar Nishani.

Sali Berisha: “Dëshiroj të përulem para jush, ndaj dhjetëra mijëra demokratëve shqiptarë që shndërruan këtë vjeshtë në vjeshtën e mrekullisë së dytë shqiptare. Vjeshtë e mrekullisë së dytë më të madhe shqiptare që nga viti ’90. Mrekullia e vendosjes së pluralizmit. Rikthimi i shpresës, besimit te liria, vendi dhe kombi ynë. Në këtë vjeshtë erdhëm si një shoqeri e cila me besimin që shprehu te opozita mbeti një shoqeri e tradhëtuar, e prerë në besë, e braktisur. Vërtetë Edi Rama rrëmbeu dhe plaçkiti vota si kurrë më parë, përdori të gjitha potencialet e shtetit si në diktaturë, mobilizoi falangat e krimit për të blerë vota, por peng-kryetari, i cili u zotue se do mbroje votën tuaj, se nuk do njohë zgjedhjet e 25 prillit, harroi çdo zotim para jush. Kurrë në histori nuk ka ndodhur që nje opozitë e vertete të abstenojë ndaj borxhit më të madh ne historinë e këtij vendi, sicc bëri peng-Basha. A i shihni ju ata ministra që diskutojnë për etikë në parlament? Por çfarë etike të kem unë për atë ministre apo minstër që tenderon rrugën me çmim 8 herë më të lartë se BE. T’i thuash hajdute është pak, ti thuash megahajdut prapë është pak . Shqiptarët largohen masivisht nga Shqipëria sepse është populli më i pashpresë për shkak të mungesës së opozitës. Kryetari i saj është një peng i turpshëm. Po ik mor mjeran jep dorëheqjen. Ne jemi parti e idealeve, s’ke punë me ne ti ik sa më shpejt”-ka thënë ishte kryeministri.