Lulëzim Masha, administratori i shkollës jopublike “Wilson” është qëlluar me armë në zonën e Liqenit të Thatë.
Burime paraprake bëjnë me dije se Lulzim Masha i ka parë lëvizjet e autorit që ka shkrepur armën ndaj tij. Në dëshminë paraprake, ai ka rrëfyer identitetin e tij, por nuk dihet ende emri pasi ai nuk e ka njohur.
“Ishte një i ri në moshë, rreth 1.75 i gjatë. Esmer në fytyrë dhe me mjekër. Mendoj se ishte i moshës 25-vjeç. Nuk më ka komunikuar asgjë, vetëm ka qëlluar dhe është larguar menjëherë. Kam lëvizur makinën disa metra nga vendi i ngjarjes dhe kam kontaktuar policinë. Ka qenë në këmbë kur më doli përpara dhe është larguar në këmbë”, ka rrëfyer Lulëzim Mashës në polici.
