Erion Çela u vra gjatë atentatit në Tiranë, policia e Elbasanit vendoset në aksion (Video)

Policia e Elbasanit ka ngritur pika kontrolli në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan për të kapur autorët e dyshuar për ngjarjen e rëndë në kryeqytet.

Burime bëjnë me dije se autorët, ende të paidentifikuar janë larguar me një automjet tip ‘Benz’ e Class të zi.

Gjatë atentatit në njërin nga lokalet e “Don Bosko”-s, Tiranë humbi jetën Erion Çela dhe mbetën të plagosur 4 persona, mes tyre dhe kamarieri 19-vjeçar. Sipas informacioneve të marra nga qytetarët që ndodheshin në vendngjarj, Erion Çela humbi jetën në prehërin e të shoqes që ishte shtatzanë.