Erion Çela po pinte kafe me bashkëshorten, 19-vjeçari ishte klient”/ Flet menaxheri i lokalit të “Don Bosko”-s

Menaxheri i lokalit ku ndodhi vrasja në “Don Bosko” në kryeqytet ka folur rreth ngjarjes së rëndë.
Menaxheri ka treguar se viktima Erion Çela para se të ndodhte ngjarja ishte në kafe me bashkëshorten,
Ndërsa për disa minuta më vonë ai është ulur me persona të tjerë.
“U ulën tek tavolina afër xhamit. Por nuk kemi dëgjuar konflikte. Ndërsa 19-vjeçari ishte klient në një tavolinë tjetër”, ka treguar menaxheri i lokalit.
Bilanci i atentatit në Tiranë
Viktima
Erion Çela
Të plagosur
Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe fytyrë, vëllai i viktimës
Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë
Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull
Edmond Cëroi 41 vjeç i plagosur në bark dhe këmbë
/BW