“Erdhi dielli sallonit”/ Berberja flet për ngacmimet dhe bakshishet në punë

Ditën e djeshme në televizionin kombëtar “Top-Channel” është bërë i njohur rasti i berberes së parë Shqipëri. 

Ajo është Liljana Kurti, 22-vjeçare e cila ndonëse u përballë në fillim me habinë e priondërve për profesionin e zgjedhur prej saj, sërisht vazhdoi me këmbëngulje të punonte në berberhane.

“Mirëmëngjesi! Erdhi dielli i sallonit”, thotë njëri nga djemtë që pret të marrë shërbimin e tij.

” Unë jam Liljana Kurti, jam 22 vjeçe dhe jam një vajzë berbere. Para dy vitesh mu ofrua një punë e tillë dhe pranova menjëherë pasi më pëlqen”, thotë ajo për mikrofonin e Top Channel.

Si e priten familjarët e tu kur u the që unë do të punoj ne një berberhane?

Liljana :U çuditën edhe pastaj e pranuan.

Çfarë reagimi bëjnë djemtë kur shohin një vajzë në sallon?

Liljana : Uaaa, kjo do të më qethë mua?! Vërtetë një gocë këtu?!

Si është të punosh në një ambient vetëm me meshkuj?

Liljana : Është e çuditshme, por që ambientohesh pasi të kthehet në rutinë.

Ndjehem e përkëdhelur, apo ndihesh e ngacmuar?

Liljana: Jam e përkëdhelur, duke qenë se jam e vetmja vajzë këtu më trajtojnë mirë. Çunat janë shumë më të sjellshëm dhe është shumë e lehtë të punosh me meshkujt.

Po ngacmime ke?

Liljana : Do të ketë edhe ngacmime të vogla, por duke qenë se punoj në një vend me klientelë të zgjedhur nuk janë uuauaa.

Bakshishe të lënë?

Liljana: Po djemtë janë shumë falënderues, dhe ma shpërblejnë punën.

Më shumë paga apo bakshishe?

Liljana : Aty,aty

Por si u zgjodh Liljana pjesë e një vendi ku punohet vetëm me djem?

“Përse vendose që Lili të jetë pjesë e stafit tënd? Doja të sillja diçka ndryshe, dhe vajza ishte e duhura. Plus që prezenca e një femre këtu në sallon rriti seriozitetin.”, tha Seni.

Që të mos biesh pre e ngacmimeve Liljana thotë se në sallon duhet të mbash qëndrim serioz dhe të mos flasësh shumë me djemtë. Në fillimet e saj Liljana u paragjykua si vajza që nuk dinte të stilonte flokët e meshkujve, ndërsa sot që në orët e para të mëngjesit, djemtë mbajnë radhë për tu qethur tek berbere Liljana.