Eltioni largohet nga “BB VIP”, gjesti i Ilirit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve(Video)

Eltioni u eleminua mbrëmë nga shtëpia e “Big Brother VIP”. balerini do të mbahet mend për debatet e bëra me Ilir Shaqirin, ndaj të cilit ka ngritur akuza se nuk e ka ndihmuar kur ka pasur nevojë në Itali.

Pasi Arbana thirri emrin e tij, të gjithë banorët përveç Ilirit shkuan ta përshëndesnin balerinin, i cili u shpreh në studio se debati me Ilirin e ka penalizuar.

Iliri nuk u përshëndet aspak me Eltionin, duke qëndruar i vetëm në dhomën e ndenjes ndërkohë që të tjerët përcollën banorin e eleminuar.