Shtetasi me iniciale A.Ll., është arrestuar nga Policia Elbasan pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. Gjithashtu, sipas njoftimit të policisë, është arrestuar në flangrancë shtetasi E.Ç., pasi po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i plotë
DVP Elbasan
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 44 vjeç, banues në Elbasan, ka kanosur e ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Ç., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
