Elbasan/ Ushtroi dhunë fizike ndaj mamasë, arrestohet 40-vjeçari

Policia Elbasanit ka vendosur në pranga shtetasin F.Ç., banues në Elbasan. Sipas njoftimit të policisë, 40-vjeçari është arrestuar në flagrancë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Njoftimi i plotë 

Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin F. Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë  fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.