Elbasan/U largua nga vendi i aksidentit, arrestohet 33-vjeçari

2 persona janë arrestuar nga policia pasi kanë shkrlur rregullat e qarkullimit rrugor. 33-vjeçari me iniciale SH.H., ka humbur drejtimin e automjetit duke u përplasur me një pemë dhe duke lënduar pasagjerin e tij. Pas këtij incidenti ai është larguar nga vendngjarja.
Njoftimi

Vihen në pranga 2 drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– S. B., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;

– Sh. H., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ky shtetas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë në anë të rrugës. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet, shtetasi A. P., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas aksidentit, 33-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.