Elbasan/ Përfshihet nga zjarri shtëpia në lagjen “5 Maji”, zjarrfikësja në vendngjarje

Një shtëpi në lagjen “5 Maji” në Elbasan ka marrë flakë mbrëmjen e sotme.
Fatmirësisht nuk ka njerëz të rrezikuar por vetëm dëme të shumta materiale.
E gjithë shtëpia është përfshirë në flakë nga rezistenca me të cilën ngroheshin.
Zjarrfikësja ndodhet në shtëpinë që ka marrë flakë dhe po bën të mundur neutralizimin e flakëve.