Elbasan/Ja shkolla 9-vjeçare pa xhama dhe me probleme në kanalizimin e ujërave të zeza

Gjatë ditëve të para të fillimit të këtij viti shkollor, pranë “Shkollës 9-vjeçare Kajan” u shpua me sondë një pus, nga i cili nuk doli ujë.
Ndonëse shpimi i këtij pusi që do të siguronte ujin e pijshëm për fëmijët nuk solli rezultatin e pritur, punonjësit u larguan pa e mbyllur atë, çka e ka thyer zonën përreth të pasigurt për fëmijët. Jashtë kamerave të televizioneve lokale drejtori i kësaj shkolle, Nazmi Sula, është shprehur se lënia hapur e pusit ka shkaktuar probleme me prindërit e fëmijëve të klasës së parë dhe të kopshtit.
Sipas tij, kërsesa për të mbyllur pusin i është bërë edhe bashkisë së Belshit, por ende nuk është marrë asnjë masë.
Kjo shkollë ka dhe mjaft probleme të tjera, si: ndëmtimi i derës së jashtme, mungesa e rrethimit, mbulimi i territorit të mbrendshëm me plehra, xhamat e thyer..
Kujtojmë, se pak muaj më parë kjo shkollë pati probleme dhe me kanalizimet e ujërave të zeza, por me ndërhyrjen e bashkisë gjendja u përmirësua. D.Xhaferri/ elbasanion