Andis Salla, kryebashkiaku i Cerrikut ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook lajmin se Ertjan Kofsha ka marrë medaljen e arit në Sarajevë.
Djali nga Cerriku ka dalë peshëngritësi më i mirë në peshën 73 kg.
Postimi i plotë
Nga SARAJEVA ku të shtunën u zhvillua gara për kupën “ Open Bosnia International Tournament” , mësuam lajmin e mirë se Ertjan Kofsha mori medaljen e arit si peshëngritësi më i mirë në peshën 73 Kg!
Në këtë garë ku morën pjesë shumë sportistë peshëngritës nga e gjithë bota, Ertjani si pjesë e kombëtares sonë arriti të shkëlqente.
Urimet më të mira në këtë rast i takojnë Ertjanit dhe profesor Leonard Toska për të gjithë punën dhe dedikimin e tij ndaj këtij talenti premtues.