Një 21-vjeçar, A.H., është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar drejtuesin e mjetit, shtetasin H.M. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi H.M., po drejtonte automjetin në gjendje të dehur kur ka përplasur 21-vjeçarin dhe shtetasin R.Sh.
Njoftimi i plotë
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasëve:
-H. M., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar mjetin tip “Pasat”, ka aksidentuar këmbësorët,shtetasit ,A. H., dhe R. Sh., banues në Elbasan, të cilët ndodhen jashtë rreziku për jetën.
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:
-A. H., 21 vjeç, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” pasi pasi ka goditur me grushta drejtuesin e mjetit shtetasin,H. M.;
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
