Elbasan/ “Breshëri na shkatërroi produktet që na mbajnë frymën”

Pas rënies së breshërit të pazakontë në Gjergjan të Elbasanit, fermerët kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Të mbjellave të stinës të cilat kanë qenë të pambledhura, si duhani, ullinjtë , agrumet, hurmat, por edhe në sera dhe të mbjellat jashtë, që sipas tyre u mbajnë frymën, u janë prishur.

“Kemi shumë dëme nga breshëri, duhani që patëm aty u prish. 2 dylim duhan mund të merrja 200 mijë deri në 1 milion lekë”, tha fermerja.

“Breshëri dëmtoi ullirin. Ullishten e kisha kati për ta vjelë edhe duhanin. Këtë herë më ka prekur shumë”, u shpreh një fermere tjetër.

Drejtoria e bujqësisë ka nisur verifikimet në terren, duke komunikuar me fermerët për të evidentuar dëmet.