20-vjeçari me iniciale E.H., ka aksidentuar me motoçikletën e tij shtetasin N.B., 60 vjeç në vendin e njohur si tregu “Romëve”. Sipas njoftimit të policisë, i moshuari ndodhet jashë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë
Më datë 25.12.2021, rreth orës 13 : 10., në lagjen Luigj Gurakuqi Elbasan, vëndi tregu “Romëve”, shtetasi E. H., 20 vjeç, banues në Elbasan, drejtues i motorrçikletës tip “DORIAN”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. B., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
