Gentian Progni, ekspert i IT-së ka deklaruar për median “ABC.News” se publikimi i exel-it të pagave dhe të targave nuk ka të bëjë me hakerimin e të dhënave.
Progni tha se e-Albania duhet të ishte mbyllur, pasi dëmi i publikimit të këtyre të dhënave sensitive është shumë e rëndë.
“Duhet të ishte mbyllur e-Albania. Në janar mund të dalë një databazë tjetër të dhënash. Me të dhënat që kanë dalë mund të hapen profile false”, tha eksperti.
Progni përjashton mundësinë e ndonjë hakerimi, pasi sipas tij të dhënat dolën nga brenda, nga persona që kanë akses.
Është nga brenda, kryqëzimi i të dhënave nuk bëhet nga jashtë”, tha ai, duke shtuar se drejtoresha e AKSH-it duhet të ishte dorëhequr.
