Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen Egnatia-Vllaznia, ku pronari i një shtëpie pranë fushës së gjelbërt ka refuzuar t’u kthejë futbollistëve topin.
Një top i goditur nga futbollistët kaloi rrethimin e fushës dhe përfundoi në oborrin e një shtëpie private. I zoti i shtëpisë, një burrë i moshuar me një shkop në dorë refuzoi që ta kthente topin, pasi sipas tij tashmë ishte në pronën e tij.
Tifozët nuk i kursyen batutat në këtë rast, ndërkohë që video ka bërë xhiron në rrjetet sociale.
