Dyshohet se u mbyt në lumin Drin/ Asnjë lajm pas 8 ditësh për 43-vjeçarin

Polumbarët e RENEA-s ende nuk kanë gjetur asgjë nga Tofik Xhika, i cili rezulton i zhdukur prej 8 ditësh.

Prej 8 ditës familjarët, forcat e policisë dhe banorët e zonës kanë nisur kërkimin e 43-vjeçarit, që dyshohet se është mbytur në lumin Drin.

Për 2 ditë me rradhë kërkuan edhe paolumbarët e RENEAS, por për shkak të prurjeve të shumta të lumit Drin dhe ujit të turbullt ato u tërhoqën, duke lënë të kërkojnë vetëm familjarët. Në këto kushte familjarët kanë marrë privatisht 2 polumbarë për të kryer kërkime, por pa rezultat.

Sot familjarët kërkojnë sërish ndihmën e shtetit, për të kërkuar trupin e 43 vjeçarit, ndërkohë që nuk kanë ndalur kërkimet as në ditët e para të vitit.