Shtetasit D.P dhe B.K, banues në Elbasan janë arrestuar nga Policia Elbasan pasi kanë dhunuar për motive të dobëta shtetasin N.K. Gjatë kontrollit të automjetit, të 43-vjeçarit D.P. policia sekuestroi një mjet prerës(thikë).
Njoftimi i DVP Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 25 vjeç, banues në Librazhd, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit S. A., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit D. P., 43 vjeç dhe B. K., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin N. K., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit në mjetin që shtetasi D. P. e drejtonte në gjendje të dehur, u gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë).
