Skënder Brataj, Drejtori i Urgjencës Kombëtare ka zbuluar për median kombëtare “Top-Channel” se ka marrë kërcënime nga persona që janë kundër vaksinimit.
“Ka mesazhe ‘do hash plumbin ballit’ apo kërcënime por nuk kam frikë të jap mendimin tim. Në një emision televiziv kishte mjekë, avokatë e politikanë dhe shpreha mendimin tim që një avokat nuk mund të shpjegojë sëmundjen dhe vaksinën se nuk e njeh. Ky është qëllimi im si profesionist.
Kush kalon sëmundjen ka imunitet, por bërja e vaksinës sugjerohet minimum 6 muaj pasi ke kaluar sëmundjen. Studimet tregojnë se ata që vaksinohen janë 10 herë më të mbrojtur se ata që kanë kaluar sëmundjen dhe nuk vaksinohen”, tha Brataj.