Vrasja e “Dodës” së Elbasanit/ Në Gjermani arrestohet i akuzuari i tretë

Policia e Gjermanisë ka arrestekuar personin e tretë të akuzuar për ekzekutimin e Roland Rexhepit.

Ngjarja që ndodhi në 22 korrik të vitit 2009 në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit dhe sipas prokurorisë, të përfshirë në ngjarje kanë qenë Marjus Tafa, Armando Llakaj dhe Florenc Shabani.

Shabani është arrestuar në Gjermani për llogari të autoriteve të shqiptare, ndërkohë që Tafa dhe Llakaj vuajnë dënimin e gjatë në burg këtu në Shqipëri për krimin e kryer.

Llakaj është dënuar me 24 vite burg, kurse Tafa me 23 vite.

Rexhepi,  i njohur ndryshe edhe si “Doda” u ekzekutua me dy armë tip kallashnikov mëngjesin e 22 korrikut pranë banesë së tij teksa po shkonte te parkingu ku kishte makinën.

Ngjarja e rëndë u pa nga dhjetra banorë të lagjes “Vullnetari”, të cilët sapo kishin dalë nga shtëpia atë mëngjes për të ndjekur rutinën ditore.