GJKKO ka kaluar në gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Ervis Bardhit, të akuzuar për vrasjen e dyfishtë të Gentian dhe Nezir Beqirit më 2012-tën në Elbasan.
Gjithashtu, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjykata ndau dosjen për dy të pandehurit e tjerë, Florenc Çapja dhe Olsi Lekut, për shkak se janë në mungesë, pasi janë ndaluar, njëri në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetri në Greqi.
Kujtojmë se Ardjan Çapja u arrestua në mars të këtij viti. Ndërsa në maj u vu në pranga në Dubai nipi i tij, Florenc Çapja, pasi ishte shpallur më herët në kërkim. Ata akuzohen se në vitin 2012 në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë, Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri, babë e bir. Ishte dëshmia e Elvis Bardhit të penduarit të drejtësisë që çoi në arretsimin e Çapjave nga autoritetet shqiptare.