Dje e puthi, sot u pendua/ Einxhel:”Isha tapë, nuk duhej të ndodhte”

Einxhel dhe Dj Dagz kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë, çka bëri që të gjithë të besonin se një çift i ri lindi në shtëpinë e “BBVIP”. Por mesa duket moderatorja është ndjerë keq për puthjen e shkëmbyer duke mos pranuar krijimin e një çifti të ri.

Duke biseduar me Beniadën, ajo tha se nuk duhej të ndodhte.

“Isha tapë, shumë e lodhur dhe e mërzitur. Nuk duhej të ndodhte, kishim rënë dakort që nuk do e bënim kurrë. Nuk duhej fare të ndodhte. Bëhem shumë e dashur kur pi alkool dhe kjo nuk është fare gjë e mirë. Mund ta evitoja këtë gjë. Nuk kishin pse ta shikonin të gjithë njerëzit.”, tha Einxhel.