Shtetasi me iniciale B.T., është arrestuar nga policia për veprën penale “Dhunë në familje”.
Sipas të dhënave, 58-vjeçare dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.
Njoftimi nga policia
Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
