Detaje nga vetëvrasja në Vlorë/ Fëmija 1-vjeçar dha frymën në spital

34-vjeçarja Pamela Mërtiri u vetëhodh sot nga pallati së bashku me fëmijën e saj.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia”  në Vlorë.

Sipas mediave kombëtare, Pamela ishte e bija e një mjeku të njohur në qytet dhe jetonte me nënën e saj në Tiranë.

Konfliktet në familje duket se e kanë shtyrë 34-vjeçaren të marrë vendimin ekstrem duke u hedhur vetë së bashku me fëmijën.

Një banor i lagjes i tha gazetarit të “ABC” se pavarësisht ndihmës nga një qytetar që e dërgoi me shpejtësi fëmija e dha frymën e fundit në spital. Gjithashtu edhe nëna e cila u transportua me ambulancë ndërroi jetë në spital.