Ervin Salianji është dënuar nga GJKKO (Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) për fyerje ndaj aktivistes Evi Kokalari.
Dënimi për demokratin është një gjobë prej 50 mijë lekësh.
Gjithçka mes Salianjit dhe Kokalarit nisi gjatë një interviste televizive, ku deputeti demokrat e cilësoi aktivisten që mbështet Sali Berishën si një skizofrene. Sipas Salianjit, bashkëshorti i Kokalarit është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare.
Kjo ka bërë që Kokalari të bëjë një padi ndaj Salianjit dhe të fitoj gjyqin ndaj tij për shpifje.
