Bojken Lako është dënuar me 3 vite burg nga Gjykata e Tiranës. Mësohet se kantautori ka ndërtuar paleje në një godinë të marrë me qera me synim kthimin në një studio muzikore.
Si rrjedhojë gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Besnik Hoxha e ka dënuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimit të paligjshëm” për qëllime fitimi.
Në fund, me aplikim të gjykimit të shkurtuar dhe të pezullimit të dënimit, këngëtari është dënuar me 3 vite shërbim prove.
Po ashtu, Lako ka marrë edhe një gjobë prej 500 mijë lekësh (të vjetra) nga IKMT.
