Çifti nuk e la as të ushqehej, fotografi hakmerret në mënyrën më të keqe

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA, ku një fotograf i ka fshirë të gjitha fotografitë e dasmës një çifti.

Sipas “Daily Mail”, fotografi amator kishte punuar 10 orë të plota pa pushuar, madje nuk e kishin lejuar as të ushqehej, çka do “t’i vendoste vulën” hakmarrjes së tij.

Sakaq, ai ka theksuar se gjatë 10 orëshit të punës, nxehtësia ishte e padurueshme dhe prandaj i duhej që herë pas here të qetësohej dhe pavarësisht kësaj, ata vendosën ta paguanin vetëm 250 dollarë.

Sipas prestigjiozes amerikane, ai është një fotograf profesionist dhe kryesisht është i angazhuar në pastrimin e qenve, por ky fakt nuk e ndaloi atë t’i fshinte të gjitha fotot e çiftit.
Ai tashmë është bërë viral në rrjetet sociale, ku shumë njerëz e kanë cilësuar negativ për gjestin, ndërsa shumë të tjera kanë fajësuar çiftin.