“Je katunare prandaj mami im s’të do”/ Këngëtarja e njohur tregon arsyen e ndarjes

Në shtëpinë më të madhe në Shqipëri, atë të “Big Brother”, Filloreta Raçi e njohur si Fifi ka ndarë me banorët tjerë arsyen pse është ndarë nga i dashuri i parë.

Këngëtarja kosovare ka thënë se djali me të cilin ajo ishte lidhur ishte ndarë prej saj vetëm sepse mamasë së tij nuk i pëlqente fakti se ajo ishte “katunare”.

“Mua më ka thënë ish-i dashuri im i parë, po më thotë nëna: ‘Zgjidh mes meje dhe asaj’, pse? ‘Sepse ajo është katundare e Ferizajt dhe është këngëtare dhe unë s’e dua nusen as këngëtare as katundare”, ka treguar këngëtarja e hitit “Marova”.
Pavarësisht këtyre detajeve, Fifi ka qenë gjithnjë e rezervuar për sa i përket jetës së saj private.

Vitin e kaluar u përfol në media rozë se ajo kishte nisur një lidhje me një djalë nga Shqipëria të quajtur Xhulio (pasi ai ishte personi i vetëm që ndiqte në Instagram), por që pas një kohe të shkurtër, dyshja thuhet se i prishën raportet.