“Çfarë na duhet neve?”/ Djali i xhaxhait fshehu provat për vrasjen e Albi Bashaliut (Emri)

Veiz Bashaliu dhe Mikel Xhaja janë dy personat arrestuar pasi dyshohet se kanë prishur provat e vrasjes së Albi Bashaliut.

Policia dy ditë pas ngjarjes mundi të arrestojë Veiz Bashaliun, 41 vjeç bashkë me Mikel Xhaja., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Gjoçaj, Peqin. Këta dy persona raportohet se kanë qenë të pranishëm në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Veiz Bashaliu mësohet se është djali i xhaxhait të viktimës. Pas arrestimit ai ka thënë se nuk ka parë gjë se ishte shtrirë në momentin e krimit. Ndërkohë personi tjetër Mikel Xhaja në përgjimet ambientale nga grupi hetimor rezulton të jetë shprehur: “Çfarë na duhet ne?”

Por dy të arrestuarit janë rikthyer sërish në vendin e krimit dhe kanë prishur provat si dhe kanë kapur dëshmitarët okular,  duke u thënë banorëve të zonës që ishin tek lokali: “mos flisni dhe mos tregoni personat që keni parë, duke iu referuar autorëve të vrasjes.”

Në prokurori ngjarja është referuara për veprën penale vrasje për hakmarrjeje,  ndërsa të arrestuarit akuzohen për përkrahje të autorëve dhe për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.