Cërrik/ Rrëzohet nga motoçikleta, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore

foto ilustruese
foto ilustruese

Një 28-vjeçar është aksidentuar në fshatin Selitë, Cërrik. Mësohet se E.H., ishte duke drejtuar motomjetin, kur humbi kontrollin dhe u rrëzua. 28-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Elbasan /Informacion paraprak

Rreth orës 14:45, në fshatin Selitë, Cërrik, shtetasi E. H., rreth 28 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Për pasojë është dëmtuar 28 vjeçari i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.