Policia Rajonale Elbasan ka njoftuar se është bllokuar aksi Elbasan-Librazhd. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e policisë si dhe firma kotraktore po punojnë për zhbllokimin e rrugës.
Qarku Elbasan
Për shkak të reshjeve të dëndura të shiut, të cilat kanë përfshirë qarkun e Elbasanit, apelojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Aktualisht aksi rrugor Elbasan-Librazhd është bllokuar në të dy anët e rrugës nga inertet dhe uji që rrjedh nga mali. Në këtë aks ndodhet
Policia Rrugore, ka shtuar prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.
#Telefononi_112_
#Policia_në_shërbimin_tuaj
