Bëhen publike mesazhet private mes Metës dhe Këlliçit/ “Mos humbni kontrollin”

Ilir Meta ka bërë publike për kamerat mesazhet e shkëmbyera me Belid Këlliçin gjatë protestës së 8 janarit.

Para se t’i lexonte ai i kërkoi ndjesë publike edhe Këlliçit, duke qenë se kjo është një bisedë private mes tij dhe deputetit të PD.

Meta tregoi se iu ka kërkuar mbështetësve të Berishës që mos të ketë dhunë, madje ai tregoi se i ka kërkuar Këlliçit të mos prekeshin makinat në oborrin e selisë blu.

“Kam komunikuar me institucionet ligjzbatuese, edhe me shkrim, edhe me telefon, që të veprojnë për të parandaluar çdo lloj incidenti. I kërkoj falje zotërisë, Belind Këlliçit.

Të shtunën në 10:24, kur pashë makinat te oborri i PD, dhe e vlerësova si moment provokativ, ndaj e mora në telefon Këlliçin, nuk ma hapi”-tha Meta.

Mesazhet e politikanëve gjendet më poshtë.