Në shtëpinë e “Big Brother VIP” dita ka nisur me debate të shumta mes Arjola Demirit dhe Einxhel. Të dyja banoret kanë sulmuar njëra-tjetrën për viktimizim, ndërkohë që Enixhel ka zbuluar se ka një person të sëmurë në familje.
Një fakt të tillë e tha gjatë spektaklit të kaluar edhe Arbana, që sipas saj Einxhel ishte duke kaluar jashtë një dramë familjare.
Debati mes vajzave:
Einxhel: I kam parë gjërat përtej. Ke qenë një nga njerëzit që të kam përjashtuar nga sulmi, pikërisht se t’i kam ditë gjërat, dhe të kam nxjerr nga situatat.
Arjola: Unë nuk viktimizohem këtu, ky është paragjykim, që e thoni ju, shihni se po qan ajo. Unë jam nga ato që çohem dhe e zgjidhi hallin, nuk rri unë duke qajt.
Einxhel: Paske qënë goxha e përfshirë
Monika: Po pse çfarë të ka thënë, që i thua ke qenë e përfshirë
Einxhel: A e pe çfarë tha, se nuk prekesh ti për gjërat, mos më bëj mua sikur je prekur
Arjola: Mos u prek pra, nuk ke pse bëhesh keq
Einxhel: U bëra se kam një njeri të sëmurë në shtëpi
Arjola: Ku e di unë këtë, të hidhja fall, se nuk ma ka thënë njeri
Einxhel: Je grua e zgjuar ti, duhet t’i kishe kuptuar gjërat.
