Bashkia Belsh shkel 2 premtime dhe mban pjesërisht 1/ “Faktoje” publikon raportin e monitorimit të bashkive

Në raportin e publikuar nga “Faktoje”  rreth monitorimit të transparecës në lidhje me vendimet dhe premtimet e mbajtura të 15 bashkive në vend, rezulton se Bashkia Belsh ka shkelur dy premtime, ka mbajtur pjesërisht një tjetër dhe ka realizuar vetëm një.

Sipas këtij raporti, premtimi i mbajtur lidhet me rikonstruktimin e qendrës së qytetit, financuar nga Qeveria e Shqipërisë.

Si premtim gjysmë i mbajtur është regjistruar ndërtimi i ujësjellësit.  Projekti për ujësjellësin është financuar nga Qeveria Shqiptare, por ujësjellësi ende nuk ka përfunduar tërësisht.

Ndërtimi i qendrave shëndetësore nuk është përgjegjësi e pushtetit lokal. Megjithatë, nga komunikimi I realizuar prej “Faktoje” me bashkinë dhe vizita në terren, rezultoi se janë ndërtuar 3 qendra shëndetësore, ndërkohë që janë 4 fshatra që nuk e kanë një të tillë, duke e shënuar këtë premtim si të pambajtur.

Në Bashkinë Belsh gjenden 7 kopshte, 16 shkolla 9-vjeçare dhe 3 shkolla të mesme. Ndërkohë që gjatë 5 viteve të fundit janë rikonstruktuar vetëm 2 shkolla dhe 1 kopësht. Duke u nisur nga buxheti që ka në dispozicion është e pamundur që ky premtim të mbahet.