Basha: “Kam folur dy herë me Ramën”, ja arsyeja

Lulzim Basha ka deklaruar për mediat se me Edi Ramën ka komunikuar vetëm dy herë.

I pyetur nga gazetarët nëse ishte e vertetë deklarata e kryeministrit se e ka  njoftuar nga Bashën me anë të një mesazhi për gjendjen e PD-së, ish-kryetari i demokratëve e ka mohuar diçka të tillën.

Pyetje: Bëni Ramën përgjegjës për krizën? Rama ka deklaruar se u ka bërë me dije me anë të një mesazhi  që PD-ja do shkonte në këtë gjendje, por se ka gabuar me një vit. A është e vërtetë?

Basha: S’ka patur komunikim. Ka patur komunikim për dy humbje në familje. Këto kanë qenë. Ato që thotë Rama janë gënjeshtra. Hedh gënjeshtra për të hequr vëmendjen. Si i japim fund vjedhjes, një e ka drejtësia dhe një politika. Këto prodhojnë cirk hedhin gënjeshtra dhe askush s’jep zgjidhje. Unë jam përpjekur për një kulturë tjetër politike.