Taulant Balla i është përgjigjur ish-kryeministrit Berisha për akuzat që ky i fundit ka hedhur ndaj tij dhe kreut të opozitës Basha.
Berisha ka akuzuar Bashën se është takuar me Ballën e socialistë të tjerë, çka është hedhur poshtë nga socialisti, i cili pranon se është takuar me kryedemoratin vetëm në një rast fatkeqësie.
Balla ka shtuar se me Bashën do të takohet vetëm në gjyq.
“Ka qenë një vizitë në një familje të një miku. Dhe që kemi rastisur sigurisht me shumë njerëz të tjerë. Se do tregoja se aty kam rastisur edhe persona që janë rreshtuar në krah të foltores së Berishës. Por atë e ka shoqëruar nekrofilia dhe shqiptarët nuk e kanë zakon të përdorësh fatkeqësinë familjare. Sali Berisha ka mohuar lidhje familjare në rastin e Gerdecit. Pra i përdor mish për top për politikën e ditës. Unë me Lulzim Bashën janë me një gjyq për shpifje. Dhe pres të takohemi në Apel me Bashën se e drejta ka qenë me mua dhe do fitoj. Do jetë në gjyq i vetmi takim.” tha Balla.
