Automjeti me targa AA290IC ka përfunduar në brendësi të një lokali, pasi drejtuesi ka humbur kontrollin.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Librazhd, ku drejtuesi i automjetit po dërgonte fëmijën në shkollë.
Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, duket se drejtuesi sapo kishte marrë patentën pasi në xhamin e pasmë është stampuar edhe një njoftim “shofer i ri”.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj, ndërkohë që do të bëhet edhe nxjerrja e automjetit nga zona përpara lokalit.
