Arrestohet i dyshuari që vendosi tritol në shtëpinë e Dukës/ Bëhet i ditur identiteti

Arlen Hasanaj, 34-vjeçari i prangosur nga Policia e Durrësit dyshohet se është personi që vendosi tritol në shtëpinë e Armand Dukës,

I riu akuzohet për veprat penale: “shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, por ai vetë ka mohuar gjithçka duke shtuar se nuk ka lidhje me ngjarjen, por nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme.
Sipas burimeve, Hasanaj nuk ka pasur asnjëherë probleme me policinë dhe është administrator i një biznesi që ndodhet në lagjen e presidentit të FSHF-së.

Tritoli është vendosur në shtëpinë e presidentit të FSHF-së në një kohë ku ka shumë tensione mes tij dhe kryebashkiakut të Tiranës. Duka po kandidon për të 6-ën herë për kreun e FSHF-së, çka nga përgjimet e dala, nuk është mbështetur aspak nga Erion Veliaj.