Arrestohet Elsa Lila/ Zbulohet grupi kriminal italo-shqiptar në Romë

9 persona janë arrestuar nga policia italiane pasi ishin pjesë e një grupi kriminal që shpërndanin drogë në provincat e Romës.
Gjatë operacionit që u zhvillua herët gjatë mëngjesit të sotëm u arrestuan këngëtarja shqiptare Elsa Lila dhe boksieri Petrit Bardhi.

Mediat fqinje raportuan se grupi criminal shqiptaro-italian, identiteti I të cilëve nuk është bërë i ditur, ndërkohë që smendohet se personi me kombësi shqiptare ndodhet jashtë Italisë dhe është shpallur në kërkim.

Por si funksiononte grupi?
Ata përdorën një lokal në Acilia si bazën e tyre të operimit ku mbanin takime teknike për të menaxhuar trafikun e drogës në rrethe të ndryshme të Romës. Droga që ruhej fillimisht në një magazinë në zonën e Torreveçhia dhe kupola ishte në Torpignattara dhe në Marranella.

Gjatë hetimeve u sekuestrua më shumë se një ton drogë. Grupi drejtohej nga dy persona, një romak dhe një shqiptar: ky i fundit aktualisht është në kërkim si i arratisur jashtë vendit. Ishin ata që menaxhonin tregtinë e hashashit dhe marijuanës që silleshin në Romë dhe më pas shpërndaheshin në të gjithë territorin, por qendra operative e organizatës ishte ende në Acilia nga ku nisnin porositë për filialet e shpërndara në të gjithë kryeqytetin.