4 persona mësohet të jenë arrestuar nga Policia e Kosovës nën akuzën e “shit-blerjes së votës”.
Ngjarja ka ndodhur në Kllokot, ndërsa të arrestuari raportohet se janë A.D., M.K., A.T dhe Xh.B.
Sipas policisë në Kosovë, këta persona dyshohet se kanë kryer veprat penale “Cënim i përcaktimit të lirë të votuesve” dhe “Dhënia ose marrja e rryshfetit në lidhje me votimin”.
Katër të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Shtetit janë dërguar në burg për 48 orë.
“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”, thuhet në njoftim.